Kandidati i Vetëvendosjes premton çerdhe të reja në Suharekë

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Salih Zyba e ka vlerësuar si skandal mungesën e çerdheve publike në këtë qytet.

Lajme

21/09/2017 16:31

“Një komunë me 59 mijë banorë rezidentë, Theranda, e ka vetëm një çerdhe publike. Ky është skandali i qeverisjeve të shkuara në Therandë. Kaq shumë kanë vjedhur e kaq pak kanë punuar sa që as për fëmijët nuk kemi çerdhe”.

“Fëmijët e Therandës do të kenë mundësi të shkojnë në çerdhe, dhe prindët e tyre do të jenë të lirë të punojnë gjatë ditës”.

“Ne do të rrisim shumë më shumë çerdhe me bazë komunitare në Therandë siç kemi bërë edhe në Prishtinë. Çerdhet do t’i hapim në qytet por edhe në fshatrat e mëdha.Ky është zotimi im në ndihmë të familjeve me fëmijë të vegjël”, ka thënë ai.