Kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 55-vjeçari shqiptar

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pas është kapur me kanabis.

Lajme

05/05/2016 04:10

Hajri Jaupaj, banues në lagjen “Ujë i ftohtë”, kishte mbjellë 94 bimë kanabis brenda banesës së tij. Policia e qytetit bregdetar kishte nisur një aksion në këtë zonë, kur pikasën lëndën narkotike.

Bimët e kanabisit  ishin me lartësi 3-30 cm, të cilat ishin të mbjella në tokë, në bidonë plastikë, në kubikë, si dhe në vazo të vendosura në tarracën e banesës. Lënda narkotike u asgjësua me djegie./tvklan.al

13116392_1098117876875828_2606235748600658699_o-768x512