Do kalonte në Maqedoni, arrestohet i kërkuari në Itali për trafik droge

Policia Kufitare e Tushemishtit ka ndaluar sot një person të dënuar nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh.

Lajme

10/05/2016 21:22

Burime zyrtare nga blutë e Korçës bëjnë me dije se u arrestua teksa ishte duke kaluar për në Maqedoni shtetasi Petrit Gjika, 48 vjeç, banues në Pogradec.

Ndalimi i tij u bë në bazë të vendimit nr 2427/2008 datë 13.06.2008 të Gjykatës së Milanos, e cila e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj heqje lirie për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nenet 73 e 80 të Dekretit Presidencial nr.309/90 (Akti i drogës).

Pas ndalimit të 48-vjeçarit, policia njoftoi Interpol Tiranën për veprime të mëtejshme. /shekulli