Kalon në parim Ligji për Zgjedhje

Sot deputetët kanë votuar në parim Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Në votim morën pjesë 64 deputetë, ku 44 prej tyre votuan për 18 abstenuan dhe dy ishin kundër. Deputetët e komunitetit serb nuk ishin të pranishëm fare në seancë.

Lajme

03/04/2014 12:08

Me 44 vota për, 2 kundër dhe 18 abstenime, Kuvendi ka miratuar në parim ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Rekomandimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të procedohen në Komisionin për Legjislacion dhe pastaj ligji do të vijë sërish në Kuvend për amandamentim dhe miratim.

Ligji për zgjedhje të përgjithshme është iniciuar në vitin 2011, si rrjedhojë e një marrëveshje në mes të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së.

Deputetët kanë thënë se ligji nuk është një reformë e mirëfilltë, por se sipas Haki Demollit, ish-Kryetarit të Komisionit Ad Hoc për Reformë Zgjedhore “ky ligj garanton zgjedhje më të mira se ligji aktual, më të lira dhe më demokratike”.