Kaliforni: 23 të vdekur nga zjarret, 550 të zhdukur

Pamje apokaliptike në Kaliforni Si pasojë e zjarreve, të cilat kanë kapluar Kaliforninë, deri me tani kanë vdekur 23 persona, ndërsa 550 të tjerë konsiderohen të zhdukur, kanë njoftuar sot autoritetet.

Bota

12/10/2017 16:42

Janë shkatërruar 3600 objekte, me mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa zjarret kanë kapluar rreth 69 mijë hektarë tokë.

Zjarri filloi të dielën në mbrëmje dhe për shkak të erërave të fuqishme dhe thatësisë u përhap me shpejtësi në disa qarqe të Kalifornisë, shkruan rtv21.tv.

Pjesa më e madhe e viktimave kanë vdekur, ngase kanë qenë duke fjetur kur shpërtheu zjarri. Së paku 20 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa zyrtarët kanë thënë se është ky zjarri më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë.