Kafeja është e mirë apo e dëmshme?

Ka pasur pretendime të shumta gjatë viteve, që pirja e kafesë do të rrisë rrezikun që ju të zhyteni në një sërë gjërash të tmerrshme.

Lifestyle

08/08/2017 08:29

Megjithatë, kur shkencëtarët vëzhguan më shumë se 120.000 burra dhe gra për më shumë se 20 vjet, gjetën diçka krejt të habitshme.

Studimi, “Marrëdhënia e Konsumit të Kafesë me Vdekshmërinë”, arriti në përfundimin se “konsumi i rregullt i kafesë nuk shoqërohej me një rritje të vdekshmërisë, tek meshkujt ose femrat”.

Në fakt, ata gjetën se konsumimi i moderuar i kafesë mund të jetë edhe një mbrojtës. Bazuar në këtë dhe studime të tjera, ‘doza më efektive’ duket të jetë dy deri në pesë gota kafe në ditë. Pini më shumë se kaq dhe çdo dobi zhduket. Por ne thjesht nuk e dimë se çfarë ka kafeja, që ndihmon.

Sasia e kafesë që mund të pini pa probleme dhe pa efekte anësore, të tilla si një rritje e përkohshme e tensionit të gjakut ose pagjumësia, mund të varet nga gjenet tuaja, dhe në veçanti se sa nga enzimat e mëlçisë CYP1A2 keni.

CYP1A2 ndihmon në përcaktimin e shpejtësisë, me të cilën kafeina pastrohet nga trupi juaj. Kjo mund të shpjegojë pse disa mund të pijnë kafe në mbrëmje pa probleme, ndërsa për disa të tjerë, një filxhan pasdite i përgjum menjëherë.

VERDIKTI: Dy deri në pesë filxhanë kafe në ditë janë në rregull, por efektet anësore mund të diktohen nga gjenet tuaja.