Kafe në mëngjes? Ja çfarë efekti ka

Nutritionistja Sarah Flowers ka lajme të mira për këdo që nuk mund ta fillojë ditën pa kafe.

Lifestyle

23/04/2018 20:24

Përveç se ju jep energji për të lëvizur, Flowers pohon se kafeja mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Flowers theksoi se adhuruesit e kafesë duhet ta pinë këtë pije për ta inkurajuar përqendrimin dhe për ta rritur nivelin e energjisë, por edhe për ta nxitur humbjen e peshës, sepse kafeja e stimulon metabolizmin.

“Një filxhan kafe mund të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit, e stimulon termogjenezën duke ndihmuar në këtë mënyrë në djegien e yndyrave”, tha Flowers.

Përveç kësaj, kafeja përmban acid klorogjenik i cili e ngadalëson absorbimin e karbohidrateve dhe e zvogëlon yndyrën, . Megjithatë, e gjithë kjo nuk do të thotë se ju duhet një litër kafe në ditë, Flowers këshillon të pini kafe në mëngjes, një ose dy filxhanë.

Gjithashtu, kafeja e redukton oreksin. Edhe pse nuk është zëvendësim për ushqim, Flowers thekson se ajo mund ta stimulojë termogjenezën, që do të thotë reduktimin e oreksit dhe reduktimin e përkohshëm të dëshirës për ushqim. Është e rëndësishme të theksohet se humbja e peshës është e lidhur me kafenë e zezë. Mund të shtoni pak qumësht, por kafeja me shumë qumësht dhe sheqer mund të ketë efekt të kundërt.