Kadri Veseli fotografohet me autoblinda amerikane

Gjatë vizitës që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Kosovës është pritur sot nga oficerë të lartë të Gardës Kombëtare të Iowas.

Lajme

07/12/2018 08:49

Veseli gjatë kësaj vizite është parë duke inspektuar dhe duke provuar disa autoblinda të Ushtrisë amerikane.

Këtë vizitë në ShBA, Veseli po e realizon pak ditë para votimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës përmes të cilat Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës.

Përkundër se institucionet e Kosovës kanë marrë vërejtje rreth nismës për formimin e Ushtrisë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha sot në një intervistë për televizionin publik, RTK, se formimi i Ushtrisë së Kosovës është një hap i natyrshëm.

A do të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës mjetet e blinduara të cilat i inspektoi kryekuvendari Veseli pritet të shihet në ditët e ardhshme.