Kadare, lule mbi bustet e Poradecit dhe Kutelit (Foto)

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ishte sot në qytetin e Pogradecit, ku së bashku me bashkëshorten e tij, Helenën, vendosën lule tek bustet e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit.

Lajme

30/04/2016 23:26

Ai shoqërohej nga kryebashkiaku Eduard Kapri, i cili dha edhe përshtypjen e tij, në profilin në facebook.

“Pogradeci gjithnjë krenar për Lasgushin dhe Mitrushin, por sot edhe më shumë me këtë mik të veçantë, viganin e letrave shqipe. Privilegj i madh për mua të përkujtoj shkrimtarët e mëdhenj të qytetit tonë me Ismail Kadarenë”, shkruan kryebashkiaku  Eduart Kapri.

kadare 2 kadare 3 kadare