Kacin e bën përgjegjës Beogradin

Europarlamentari Jelko Kacin thotë se Beogradi në mënyrë të veçantë bart përgjegjësi për t’i bërë të pafuqishme grupet kriminele dhe të fuqishmit lokalë.

Lajme

05/11/2013 17:05

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, Jelko Kacin, ka vlerësuar se zgjedhjet në veri të Mitrovicës nuk mund të llogariten të rregullta për shkak të dhunës dhe mbylljes së parakohshme të vendvotimeve, raportojnë mediat serbe.

”Kjo nënkupton se duhet pritur prezencë të forcuar dhe proaktive të KFOR-it dhe EULEX-it në vendvotime në zgjedhjet e përsëritura në Mitrovicë”, ka thënë Kacin.

Kacin ka dënuar ashpër shkaktarët e dhunës në veri të Mitrovicës të cilët, sipas tij, duhet të vihen para drejtësisë.

”Beogradi në mënyrë të veçantë bartë përgjegjësi për t’i bërë të pafuqishme grupet kriminele dhe të fuqishmit lokalë, në mënyrë që qytetarët në veri të Kosovës më në fund mund të gëzojnë siguri juridike të cilën e presin natyrshëm”, ka deklaruar Kacin.