“Justin Bieber të lutem anuloje koncertin në Londër”

Pas sulmit terrorist, që tronditi Manchesterin mbrëmjen e të hënës, fansat e këngëtarit kanadez Justin Bieber  i janë lutur  të anulojë koncertin e tij të ardhshëm në UK.

ShowBiz

24/05/2017 22:39

Ndjekësit e këngëtarit nisën të komentojnë në rrjetet sociale, duke i kërkuar Bieber ta rimendojë koncertin e tij në “Hyde Park”, Londër.

Këngëtari i hitit “What do you mean” pritet të jetë i pranishëm në “British Summertime Festival” më 2 korrik, por fansat e tmerruar i kanë kërkuar menaxharit të tij, Scooter Braun, të caktojë një datë tjetër.