Justin Bieber me tatuazh të ri

Justin Bieber ia ka shtuar një tatuazh të ri koleksionit në trupin e tij. Në ditët e kaluara, këngëtari kanadez, teksa po qëndronte në Sydney për turneun ‘Believe’, me krenari e ka treguar në rrjetin social Instagram tatuazhin e tij më të ri. Në të shihet shqiponja duke fluturuar dhe këtë e ka bërë për…

ShowBiz

03/12/2013 17:00

Justin Bieber ia ka shtuar një tatuazh të ri koleksionit në trupin e tij. Në ditët e kaluara, këngëtari kanadez, teksa po qëndronte në Sydney për turneun ‘Believe’, me krenari e ka treguar në rrjetin social Instagram tatuazhin e tij më të ri.

Në të shihet shqiponja duke fluturuar dhe këtë e ka bërë për nder të SHBA-ve, simbol i së cilës është pikërisht shqiponja. Tashmë krahu i majtë i 19 vjeçarit është pothuajse i mbuluar me tatuazhe. Për këtë, këngëtari i dashur nga adoleshentet, do të jetë i detyruar të kalojë në tjetrin.