Justin Bieber dhe Hailey Baldwin në numrin e ri të revistës “Vogue”

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin “festojnë dashurinë e tyre” në numrin e ardhshëm të revistës “Vogue”.

ShowBiz

07/12/2018 23:20

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin së shpejti do të shfaqin dashurinë e tyre në kopertinën e “Vogue”, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Të porsamartuarit u panë që morën pjesë në një fotosesion të martën dhe një burim konfirmoi për “People” se fotografitë e pop-ylli 24 vjeç dhe modeles 22 vjeçe, ishin për revistën e modës.

“Ishte fotosesioni i tyre i parë së bashku si çift i martuar. Do të jenë në kopertinën e “Vogue”, tha një burim i afërt me këngëtarin.

“Ata donin të bënin coverin e parë si një festë e dashurisë së tyre”, shtoi ai, duke zbuluar se çifti do të bëjë gjithashtu edhe një intervistë për të ndarë me të gjithë lumturinë që kanë si të porsamartuar.

Ky set i tyre vjen pak ditë pasi Baldwin u rikthye në pistën e modës , që ishte njëherësh paraqitja e parë që kur çifti u martuan fshehurazi. /Lajmi.net/