Jul Deda: Në rininë time nuk ma varnin vajzat, kjo është arsyeja

Këtë javë, mikrofoni i Thumb ishte në 20 vjetorin e Top Albania Radios, ku ndër personazhet e intervistuar ishte edhe aktori i njohur i humorit, Jul Deda.

ShowBiz

26/02/2018 18:36

I pyetur nëse në të 20-at e tij ai ishte nga ata djem që pëlqente të ngacmohej apo të ngacmonte vajzat, Juli na jep një përgjigje që na habiti.

“Me femra s’i kam pasur punët mirë se kam qenë gjithmonë barkderr e s’me donin. Nuk më preferonin vajzat!”, – përgjigjet Juli.

I ngacmuar nga gazetari se tashmë kohët kanë ndryshuar e se parapëlqehen meshkutj e shëndoshë, Juli shprehet: “Epo, tani unë u plaka, s’bëj dot gjë se më merret fryma!”.