Jul Deda mesazh çunave të ‘Fiks-it’: Nuk fitohet fama duke i futur llapën shokut

Mbrëmjen e djeshme startoi emisioni ‘Fiks Fare’ në Top Channel.

ShowBiz

06/09/2016 09:16

U duk sikur nisi me këmbë të mbarë sepse në të pati shumë ‘dashuri’. Një puthje në buzë nga dy moderatorët e ri të emisionit investigativ, bëri që gjithë vëmendja të përqëndrohej aty.

Pas këtij ‘performimi’ aktoresk, vjen edhe reagimi i një prej aktorëve të njohur të humorit, Julian Deda. Duket se ai nuk pajtohet aspak me gjestin e djemve të ‘Fiks-it’, Devisin dhe Dorianin.

Dy çuna që puthen në buzë, thotë aktori, mund të jenë ose të përdorur deri në fyerje, ose mediatikisht të mjerë. Juli u bën thirrje gjithashtu moderatorëve të rinj të mos përdoren nga drejtorët vetëm për pak audiencë.

Ja reagimi i plotë i Julit: