Ju dashuron apo i jeni vetëm një argëtim i lehtë?

Mënyra me të cilën partneri bën dashuri mund t’ju zbulojë shumë karaktere sekrete të tij. Qëndrimi i tij ndaj seksit flet edhe se çka ai vërtet dëshiron nga ju.

Lifestyle

27/11/2015 23:49

Psikologët thonë që meshkujt shpesh shfaqin emocionet e tyre nëpërmjet seksit, sepse për ta është mënyra më e lehtë. Tekefundit, aksioni flet më shumë se fjalët.

Poza misionare
Kjo pozë është e mirë për komunikim gjatë seksit, mirëpo nëse gjithmonë vendos për këtë mënyrë të bërjes dashuri, janë shanset të mëdha që ai të jetë një tradicionalist i vërtetë.

Stili nga prapa
Nëse bën dashuri nga prapa, kjo është gjë e mrekullueshme, mirëpo nëse gjithmonë e zgjedh këtë pozë, pyeteni se çfarë dëshiron vërtet nga ju. Stili nga prapa nuk është edhe aq pozë intime, andaj ajo që ai me këmbëngulje ju rrotullon në bark mund të jetë shenjë që nuk dëshiron asgjë të jetë serioze.

Femra sipër
Ai është tip i mashkullit i cili dëshiron t’ia lërë kontrollin femrës. Kjo tregon që më shumë i kushton kujdes kënaqësisë suaj. Ose mund të konkludojmë që është thjesht një mashkull dembel.

Lodrat seksi
Nëse çdo mbrëmje nxjerr nga ormani kamxhikun apo prangat, do të thotë që lidhja juaj më shumë fantazi se sa realitet. Kjo është super nëse edhe ju kënaqeni me këtë mënyrë eksitimi, mirëpo nëse ai nuk mund të imagjinojë aksionin pa mjete porno, atëherë mbase seksit i kushton më shumë rëndësi se juve.

Poza e lugës
Seksi është i ngadalshëm, i butë dhe intensiv, gjë që tregon që është person shumë i ndjeshëm. Mashkulli i këtillë dëshiron lidhje emocionale dhe siguri. /Telegrafi/