Joan Smalls modelja me fytyrë perfekte

Emri ndoshta nuk do t’ju thotë shumë, por Joan Smalls është njëra prej modeleve më të famshme në botë, sipas Elle, me fytyrën më të bukur në botë. 25 vjeçarja nga Porto Riko është protagoniste e kopertinës në versionin amerikan të magazinës, në numrin e muajit janar. Numër 1 në klasifikimin e modeleve në tërë…

ShowBiz

11/01/2014 07:00

Emri ndoshta nuk do t’ju thotë shumë, por Joan Smalls është njëra prej modeleve më të famshme në botë, sipas Elle, me fytyrën më të bukur në botë. 25 vjeçarja nga Porto Riko është protagoniste e kopertinës në versionin amerikan të magazinës, në numrin e muajit janar.

Numër 1 në klasifikimin e modeleve në tërë botën, e zgjedhur nga Models.com, Joan është edhe latino-amerikania që e hap si protagoniste kampanjën publicitare botërore të Estee Lauder.

Ndër të tjera, ajo që është e teta në renditjen e modeleve më të paguara në botë, sipas Forbes. Sipas ekspertëve të bukurisë, Gary Meisner e Steven Marquardt, Joan shquhet me sytë dhe vetullat e saj, që e bëjnë më të bukurën në botë.