Jhumpa Lahiri: The Lowland

Dy vëllezër të bashkuar nga një tragjedi; një grua ashpërsisht brilante e përndjekur nga e kaluara; një shtet i ndarë prej revolucionit. Një roman i ri, i fuqishëm – ngjarja e të cilit zhvillohet në Indi dhe në Amerikë – i cili e hulumton çmimin e idealizmit dhe dashurisë që mund të zgjatë shumë kohë…

ShowBiz

01/12/2013 16:15

Dy vëllezër të bashkuar nga një tragjedi; një grua ashpërsisht brilante e përndjekur nga e kaluara; një shtet i ndarë prej revolucionit.

Një roman i ri, i fuqishëm – ngjarja e të cilit zhvillohet në Indi dhe në Amerikë – i cili e hulumton çmimin e idealizmit dhe dashurisë që mund të zgjatë shumë kohë pas vdekjes.

Të rritur në Kalkutë, me dallim në moshë prej vetëm 15 muajve, Subhash dhe Udayan Mitra janë vëllezër të pandashëm. Njerëzit shpesh e përziejnë njërin me tjetrin.

Por, ata janë edhe të kundërt, me të ardhme thellësisht të ndryshme para vetes.

Janë vitet e 1960’ta.

Udayan – karizmatik dhe impulsiv – joshet nga Lëvizja Naksalite e komunistëve militantë në Indi, cila ka për synim ta çrrënjosë pabarazinë dhe varfërinë. Ai do t’i japë të gjitha, t’i rrezikojë gjithçka për atë që beson.

Subhash, djali i sjellshëm, nuk e ka pasionin politik të vëllait të tij. Ai largohet nga shtëpia për ta ndjekur karrierën e hulumtuesit shkencor në një kënd të qetë bregdetar të Amerikës.

Kur Subhash merr vesh se çfarë i ka ndodhur vëllait të tij afër shtëpisë, vendos të kthehet në Indi me shpresën e mbledhjes së copëzave të shkapërndara të familjes.

Intrigues, i vrullshëm, depërtues dhe intim, The Lowland hyn në rangun e rrëfimeve të veçanta, duke i ngërthyer në mënyrë të pahetueshme nivelet e ndryshme historike dhe personale ndërmjet gjeneratave dhe gjeografive.

Roman për fatin dhe vullnetin, ekzilin dhe rikthimin.

 

A.M.

Rrëfimi i Jhumpa Lahiri për procesin e të shkruarit.