Jetesa në “shtëpinë” e oborrit të Fakultetit të Edukimit (Video)

Një shtrat, batanije, si dhe disa gjësende të tjera i ka vendosur në oborrin e Fakultetit të Edukimit në kryeqytet. Aty qëndron pothuajse gjatë gjithë kohës, herë ulur e herë i shtrirë.

Lajme

06/10/2014 17:12

E kur moti është më i ftohtë, ai mbulohet i tëri dhe fle në shtratin e tij.

Duket se askush nuk përkujdeset për të. Nuk dihet nëse ka ndonjë problem mendor apo shëndetësor, përveç atij social, që vërehet nga mënyra se si jeton.

Ka vendosur pothuajse të gjitha gjërat e nevojshme për të kaluar ditën dhe natën aty. Pranë Fakultetit të Edukimit në Prishtinë qëndron njeriu, i cili atë pjesë aty e ka shndërruar në një “shtëpi”.

(KosovaPress)