Jerusalemi kryeqytet i Izraelit! A po rrezikohet paqja në botë nga vendimi i Trumpit?

Vendimi i Presidentit Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit ka njëfarë kuptimi interesant dhe po konsiderohet tejet i rrezikshëm.

Bota

07/12/2017 23:54

Si një çështje praktike, Jerusalemi Perëndimor ka qenë selia e qeverisë izraelite që nga viti 1949 dhe asnjë formulë e mundshme për shtetësinë palestineze nuk do ta ndryshonte këtë. Udhëheqësit politikë dhe diplomatët nga e gjithë bota tashmë vizitojnë zyrat e qeverisë atje edhe pse ambasadat e tyre mbesin në Tel Aviv. Siç tha zoti Trump, për SHBA-të më në fund do ta pranojnë se shteti hebre ka kryeqytetin e tij në Jerusalem dhe ky vendim është “asgjë më shumë ose më pak se njohje e realitetit”, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë, presidentët Bill Clinton, Xhorxh W. Bush dhe Barack Obama kishin arsye të mira për mbajtjen e një lëvizje të tillë, edhe pse ata, ashtu si z.Trump, kishin premtuar nëpër fushata lëvizjen e ambasadës e SHBA-ve në Jerusalem. Ata llogarisnin se një hap i tillë do të dëmtonte politikën e SHBA-ve në gjithë Lindjen e Mesme si dhe shpresat për ndërmjetësimin e një zgjidhje izraelito-palestineze do të zbeheshin e gjithashtu do të shkaktohej dhunë mes dy taboreve duke përfshirë dhunën edhe kundër amerikanëve.

Z.Trump e hodhi vetën duke lënë mënjanë mençurinë e dështuar konvencionale – vuri në dukje se nuk ka pasur marrveshje paqëje – dhe ofroi një qasje krejtësisht t ëre. Kjo është një lëvizje që mund të luajë mirë me bazën e tij të brendshme politike dhe me shumë izraelitë. Por zoti Trump është duke shprehur se presidentët e mëparshëm kanë qenë gabim kur janë shqetësuar për shpërthimin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Deri tani, vendimi i presidentit është refuzuar dhe kritikuar nga çdo aleat i madh amerikan në Evropë dhe Lindje të Mesme, duke përfshirë Britaninë, Francën, Egjiptin dhe Arabinë Saudite. Ajo do të bëjë presion ndaj Jordanit, fqinjit të brishtë të Izraelit, mbeti i të cilit Abdullah II e sheh vetën si mbrojtës të vendeve myslimane të Jerusalemit. Ndoshta ky vendim do ta bëjë më të vështirë një aleancë të heshtur mes Izraelit dhe shteteve arabe sunite kundër Iranit, pasi Teherani me siguri do të shfrytëzojë çështjen e Jerusalemit. Ajo gjithashtu do të sigurojë gjithashtu që praktikisht udhëheqësit palestinezë të reagojnë në mënyrë të pafavorshme ndaj nismës së paqes. Nëse shpërthen dhuna në Jerusalem ose gjetkë në Lindjen e Mesme – dhe ekstremistët do të bëjnë më të mirën për ta bërë këtë – e pastaj presidenti Trump do të fajësohet.

Z.Trump, bëri disa përpjekje për ta zbutur një dëm të tillë. Ai tha se administrata e tij ishte “duke mos marrë ndonjë qëndrim për çështje të statusit përfundimtar, duke përfshirë kufijtë e veçantë të sovranitetit izraelit në Jerusalem”, fjalë që lënë pas hapësirë për një zgjidhje eventuale në të cilën një shtet palestinez do të kishte kryeqytetin e vet në lindje të Jerusalemit. Ai nuk i referohej “Jerusalemit të bashkuar”, të nxitur nga udhëheqësit izraelitë, të cilët aspirojnë të mbajnë në kontrollë të përhershëm mbi lagjet ku jetojnë rreth 300,000 palestinezë. Ai brëi thirrje për mirëmbajtjen e status quo-së në vendet e shenjta të qytetit – duke përfshirë vendet e shenjta myslimane që aktualisht kontrollohen nga autoritetet muslimane.

Megjithatë, zemra e fjalimit të presidentit të SHBA-ve ishte mburrja e tij që presidentët e mëparshëm nuk kanë pasur guxim të marrin një hap të tillë, e mbetet në dorën e secilit dhe në zhvillimet e ditëve në vijim të kuptohet nëse ky vendim, siç parashikoi Presidenti, do të sjellë rezultate pozitive ose negative./Lajmi.net/