Jeremiq do të garoj për president të Serbisë

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se do të garojë për president në zgjedhjet e këtij viti.

Lajme

16/01/2017 07:35

Data e saktë e zgjedhjeve presidenciale në Serbi nuk është përcaktuar ende.

Presidenti i tanishëm, Tomisllav Nikolliq, ka lënë të kuptohet se do të garojë për mandatin e dytë, por nuk ka bërë ende njoftim zyrtar.

Jeremiq, 41 vjeç, ka qenë ministër i Jashtëm i Serbisë në periudhën 2007-2012 dhe president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 2012-2013.

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi do të shihen si garë midis lidhjeve më të afërta me Rusinë apo integrimit evropian.