Jepet premiera e filmit ‘Vrasës Ndalo’ (Foto)

Në teatrin ‘Faruk Begolli’ në Universitetin AAB mbrëmë në ora 18:00 është dhënë premiera e filmit ‘Vrasës Ndalo’.

ShowBiz

11/12/2016 11:58

Me regji të Blond Aliu dhe me producent Besart Durmishi, ky film i metrazhit të shkurtër dha një mesazh të fuqishëm për audiencën, për një dukuri mjaft aktuale ditëve të fundit e që është aborti, shkruan lajmi.net

Tematika e filmit ka pra të bëj me një shtatzëni të pa dëshiruar në një lidhje jashtë martesore dhe burri kërkoi nga e dashura e tij abortimin.

Kjo temë ka bërë që në këtë teatër të ketë një numër të madh të të interesuarve, duke dëshmuar kështu që dëshira për film nuk është zhdukur akoma.

Vlen të theksohet se në rolet kryesore janë: Gani Morina, Qendresa Loki, Jehona Veliu si dhe filmi kryesisht është i financuar nga produksioni “In Production.

Ky nuk është projekti i vetëm i Blondit pasi ai mjaft sukses ka pasur edhe me filmin e tij ‘1 Euro’./lajmi.net

premiera-1_1481309427-438439015073334_1644189752547431_3216418140209754078_n15356701_1644190072547399_8666261025221101656_n