Jepet premiera e filmit ‘Engjëjt janë larg’, Teuta tregon pse u zhvesh në film

Në kinemanë ‘ABC’ në Prishtinë vetëm për gazetarë është dhënë premiera e filmit më të ri ‘Engjëjt janë largë’, ku ndër protagonistët kryesor janë aktorët e njohur Teuta Krasniqi dhe Nik Xhelilaj dhe ky film është prodhim i producentëve nga Kosova dhe Shqipëria transmeton parrotlla.net

ShowBiz

19/02/2016 17:42

Në një konferencë për media pas premierës, producentët dhe protagonistët e këtij projekti kinematografik janë pyetur për detaje të tjera të filmit.

Teuta Krasniqi, e pyetur nga gazetarja e parrotllla.net se a ka pasur dilema për të pranuar rolin dhe paraqitjen nudo, ka thënë se ajo është aktore dhe se ka dallim të madh mes paraqitjes nudo në një film dhe në ndonjë set fotografik.

“Dilema nuk kam pasur sepse fillimisht unë jam aktore dhe si e tillë duhet ta përmbushi misionin tim deri në fund. Nuk mund ta humbja një rol të tërë për 10 sekonda ku paraqitem e zhveshur, dhe zhveshja në këtë rast ka dallim të madh pasi që është bërë brenda në film e nuk kam bërë fotoset nudo që të tregoj se sa seksi jam. Pra është diçka aristike e bërë për një produksion serioz siç është ky që ka bërë filmin” ka thënë Teuta.

Për filmin ka folur edhe skenaristi dhe regjisori Gjergj Xhuvani i cili ka treguar se përse ka zgjedhur që ta trajtoj filmin në një formë ndryshe që jemi mësuar të shohim.

“Filmin e kam zgjedhur ta bëj këtë formë pasi që kam dashur të tregoj që edhe në kohë lufte ka jetë dhe në film është paraqitur fakti se si lufta ndërron karakterin njerëzor,pra nga prosituta personazhi Hana bëhet në një shenjëtore pasi kujdeset për 12 fmijë jetimë” ka theksuar Xhuvani.

Filmi ‘Engjëjt janë larg’ si tematikë ka luftën e fundit në Kosovë dhe përpjekjen e një nënë për ta gjetur vajzën e lënë në një jetimore në Gjakovë.