Jep dorëheqje zv/kryeministri kroat

Komisioni për përcaktimin e Konfliktit të Interesit do të nis procedurë kundër zëvendëskryeministrit kroat Tomislav Karamarkos për shkak të konfliktit të interesit për rastin "konsulentja", raporton (AA).

Lajme

15/06/2016 18:10

 

Më parë Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ) njoftoi se Karamarko sot do të jap dorëheqje nga Qeveria.

Komisioni për Konflikt të interesit sot ka vendosur se Karamarko ishte në konflikt interesi për paraqitjen e pikëpamjeve personale për tërheqjen e procedurës së arbitrazhit kroat me MOL-in.

Karamarko duhet të përjashtohet nga të gjitha aktivitetet në qeveri rreth INA-s për shkak të konfliktit të interesit, thotë Komisioni, dhe konsideron se Karamarko me aktivitetet e tij ka realizuar konflikt interesi.

Sot u morr vendimi se Karamarko ka shkelur detyrën për shkak se nuk ka informuar opinionin në lidhje me biznesin e tij dhe marrëdhëniet miqësore me Josip Petroviçin.