Jep dorëheqje edhe Frashër Krasniqi

Ka dhënë dorëheqje nga pozitat e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

Lajme

11/01/2018 13:20

Përmes një letre nga burgu ku po qëndron si i dënuar për terrorizëm, ai dha dorëheqje nga të gjitha pozitat përveq asaj të deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë dorëheqje, Krasniqi shënon deputetin e shtatë që po dorëhiqet  nga kjo parti pas krizës së fundit brenda saj.

“ Përmes kësaj letre jap dorëheqje nga pozita e delegatit të Këshillit të Pëgjithshëm dhe çdo pozitë tjetër brenda organizatës, i vetëdijshëm që do të përballem me po ato shpifje e sharje që u përballën shoqet e shokët e mi. Por nuk do të bëhem pishman. Asnjëherë. Sepse vetë historia e Lëvizjes tonë na tregon se ata që e thonë të vërtetën dhe që angazhohen me sinqeritet e vetëmohim në fillim luftohen e linçohen, por në fund rriten e fitojnë”, shkroi ai në këtë letër.

Përmes kësaj letre, Krasniqi ai tha po ashtu se nuk pendohet për kontributin e dhënë për Lëvizjen Vetëvendosje, por sipas tij nuk pajtohet me ‘sundimin e Albin Kurtit’.

. “Për ata që nuk besojnë në angazhimin politik e në ideale mund të duket e pabesueshme, por sot e 13 vite nuk jam pishman për asnjë moment të jetës që ia fala Lëvizjes…vendosa ta shkruaj këtë letër. Sepse pikërisht interesi i Lëvizjes sot po cenohet për t’i lëshuar udhë interesave personale të disa individëve. Sepse vetëvendosja që dikur ishte fjala më së shumti e brohoritur nëpër tubime e protesta, sot po zëvendësohet me togfjalëshin “Albin Kurti”, vazhdon letra.

Në vazhdim është letra e plotë e Krasniqit:

Letër nga burgu, mbi zhvillimet në Lëvizje

Para 13 vitesh, kur isha 17 vjeçar, në verën e 2005-tës, u futa për herë të parë në zyrën e VETËVENDOSJE!-s për të filluar kështu dekadën më të rëndësishme të jetës sime. Është e pabesueshme përmbushja shpirtërore që njeriu e arrinë kur angazhohet për një koncept të drejtë e për të mirën e shoqërisë. Është e mahnitshme kurajo që e fiton kur je i rrethuar me njerëz që ndajnë idealet e njëjta me ty. Për ata që nuk besojnë në angazhimin politik e në ideale mund të duket e pabesueshme, por sot e 13 vite nuk jam pishman për asnjë moment të jetës që ia fala Lëvizjes.