Jankullovska: Edhe polici i vrarë shqiptar do të dekorohet me medalje për guxim

Ish Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka njoftuar një ditë më parë se sot Presidenti Ivanov do ta dekorojë njësitin për detyra speciale, dhe njësitin për intervenim të shpejtë pranë MPB-së së Maqedonisë me dekoratën “Medalje për merita luftarake”, për kontributin e tyre që kanë dhënë për mbojtjen e pavarësisë dhe integritetit teritorial të Maqedonisë.

Lajme

05/05/2016 12:12

Jankullovska e informon opinionin e Maqedonisë një ditë më parë se Presidenti Ivanov, se do të dekorohen policët të cilët humbën jetën gjatë aksionit policorë më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë gjatë vitit 2015. Bëhet fjalë për policët e vrarë, Arangjelloviç, Ivanoviç, Ilievski, Kuzmanovski, Osmani, Samoilloski, Serafimoski dhe Stojmenoviç, të cilët humbën jetën më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë gjatë përleshjes me grupin e armatosur shqiptar.

Ndryshe, ende është e paqartë se në çfarë cilësie ish ministrja e punëve të brendshme, Jankullovska, e cila për momentin nuk ka asnjë post shtetërorë, ndërsa merr të drejtën që para Presidentit të Maqedonisë të paralajmëroj se çfarë aktivitete do të ketë Presidenti Ivanov, shkruan Zhurnal.

Nga ana tjetër, ka dyshime se Jankullovska është angazhuar në kabinetin e Presidentit Ivanov.