James – Isco, njëri do të largohet nga Real Madrid

Isco ose James Rodriguez, njëri do të largohet nga Real Madrid para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Sport

27/08/2016 08:54

Real Madrid bëhet gati për një largim të madh.

Isco ose James Rodriguez, njëri prej tyre do të ndahet me “Los Blancos” në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se njëri prej tyre nuk do të jetë pjesë e ekipit nga Santiago Bernabeu në edicionin e ardhshëm, përcjell “Lajmi.net”.

Reprezentuesi kolumbian kërkohet nga Chelsea.

Kurse, ai spanjoll pëlqehet nga Juventus dhe Milan.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.