Jakup Krasniqi thotë se deklarata e Neudeck duhet të merret seriozisht

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të humanistit gjerman, Rupert Neudeck, i cili ka thënë se “të gjithë politikanët e Kosovës janë kriminelë”.

Lajme

30/03/2015 23:26

Krasniqi thotë se këto deklarata të Neudeck, politika e Kosovës duhet t’i merr seriozisht. Sipas tij, me vet faktin se komuniteti ndërkombëtar po kërkon të krijojë Gjykatën Speciale, del qartë se “politika kriminale e të gjithë atyre që qeverisën pas luftës çlirimtare të Kosovës është e lidhur me krimin”.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të Jakup Krasniqit:

A duhet politika zyrtare e Kosovës ta trajtoj më seriozitet thënien e Neudeck-ut se: politikanët e Kosovës janë kriminelë! Edhe pse humanisti fletë në përgjithësi, politika jonë nacionale duhet ta merr tepër seriozisht ketë që po e thotë Neudeck-u.

Kur kihet parasysh, kërkesa e Komunitetit Ndërkombëtar për krijimin e Gjykatës Speciale, del më shumë se e qartë, se politika kriminale e të gjithë atyre që qeverisen pas luftës çlirimtare në Kosovë është e lidhur me krimin. Në këto momente, e gjithë shoqëria e organizuar shqiptare duhet ta zhvilloj një debat të sinqertë dhe të hapet: Çka po ndodhë në politikën tonë dhe shoqërinë në përgjithësi?

A kemi kapital politik e intelektual për të filluar një fillim të ri?

A kemi qytetarë që e ndëshkojnë mashtrimin e politikanëve gënjeshtarë?

A duhet ta marrim seriozisht, atë që po e thotë, humanisti – Neudeck? Them që po! Po kush duhet ta merr seriozisht?! Kjo është çështja!