Jahjaga uron Nishanin për statusin e vendit kandidat

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ajo vendimin e BE-së e ka cilësuar si mirënjohje për përkushtimin e qytetarëve të Shqipërisë.

Lajme

24/06/2014 15:03

Jahjaga, e ka uruar presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani për marrjen nga Shqipëria statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. 

Jahjga e ka telefonuar Nishanin, ku i ka thënë se marrja e statusit është një rezultat i përkushtimit të qytetarëve të Shqipërisë për rrugën evropiane dhe ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm e të përparuar. 

Ndërkaq,  Presidenti Nishani e ka falënderuar homologen e tij Jahjaga për urimet dhe ka theksuar se perspektiva evropiane është e hapur për të gjitha vendet e rajonit përfshirë edhe Kosovën, thuhet në njoftim për media të kabinetit të Presidentes.