Ja mesazhi që ish-trajneri i Milanit i dërgoi Edi Ramës

Një mesazh telefonik ka mbërritur në adresë të kryeministrit Edi Rama nga ish-trajneri i mirënjohur i Milanit, Arrigo Sacchi.

Lajme

18/06/2016 13:25

Ky i fundit ka lavdëruar futbollin e shfaqur djemtë e De Baizit, që sipas tij kanë dhënë gjithçka në fushë.

“Një sms që mbërriti sot në telefonin tim nga një zotëri i madh i historisë së futbollit botëror:

I dashur Edi,

jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit. Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe një futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime.

Një përqafim të fortë

Arrigo Sacchi”, shkruan Rama në “Facebook”.