Ja si ndikon gjëndra tiroide në trupin tuaj

Gjëndra tiroide e cila gjendet në fytin tuaj ndikon pothuajse në çdo proces të funksionimit të trupit tuaj.

Lifestyle

30/06/2016 17:58

 

Ajo prodhon hormonet e quajtura tridotironina (T3) dhe tiroksina (T4).

Ja disa nga ato:

Zemra: gjëndra tiroide ndikon në rrahjet e zemrës dhe ndihmon në kontrollimin e qarkullimit të gjakut duke i relaksuar muskujt në muret e enëve të gjakut.

Fertiliteti: kur gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet kjo do të ndikojë edhe në fertilitetin tuaj.

Eshtra: shpejtësia me të cilën thyhen eshtrat e vjetër varet nga gjëndra tiroide; kur ky proces bëhet shumë shpejt ata thyhen më shpejt se sa që mund të zëvendësohen, gjë kjo e cila rezulton me sëmundjen e osteoporozës.

Pesha: për shkak se gjëndra tiroide e rregullon metabolizmin, një gjëndër tiroide aktive më shumë se që duhet ndikon që të humbni peshë apo të shtoni shumë shpejt.

  • Truri: niveli i ulët i gjëndrës tiroide mund t’iu shkaktojë harresë, vështirësi të koncentroheni dhe depresion.
  • Lëkurë: kur gjëndra juaj tiroide është më pak aktive, trupi juaj ndalon së formuari qeliza të lëkurës siç bënte normalisht. Kjo shkakton lëkurë të thatë dhe të plakur. Gjithashtu, flokët dhe thonjtë rriten shumë ngadalë.