Ja si mund të shpëtohet nga kanceri i mushkërive

Çdo ditë bëhen studime të ndryshme në lidhje me mjeksinë e sidomos për kancerin, si një nga sëmundjet më të rrezikshme sot.

Lifestyle

26/05/2016 01:01

Së fundmi studiuesit pas një hulumtimi kanë arritur në një përfundim se diagnostifikimi i hershëm i kancerit të mushkërive mund të jetë shumë ndihmesë për shërimin e kësaj sëmundje, shkruan lajmi.net

Kanceri i mushkërive është sfidë e madhe për mjekët ngase 70 për qind të rasteve me këtë lloj kanceri diagnostifikohen në faza të avancimit të tij, gjë që e bën thuajse të pamundur shërimin.

“Nëse do të mundemi të zbulojmë kancerin përmes shfaqjes së individëve me rrezik të lartë për tu prekur nga kjo sëmundje atëherë ne do të arrijmë që në faza të hershme të diagnostifikojmë pacientët që preken nga kjo sëmundje e tmerrshme dhe shërimi do të jetë shumë i mundshëm”, është shprehur John Field një profesor klinik i onkologjisë molekulare në Universitetin e Liverpoolit.

Atëherë nëse shkencëtarët, hulumtuesit dhe mjekët së bashku arrijnë deri tek një metodë e diagnostifikimit të hershëm të këtij lloj kanceri, mbijetesa ndaj kësaj sëmundje do të rritet shumë./lajmi.net