Ja sa persona janë vrarë e zhdukur nga viti 1998 deri në 2000
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka bërë prezantimin e organizuar nga Koalicioni për KOMRA mbi humbjet njerëzore dhe kampet e mbajtjes se periudhës se luftërave në ish-Jugosllavi.
Lajme
Natasha Kandiq, koordinatore e projektit KOMRA ka thënë se presin që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të nxisin bashkëpunimin rajonal.
Sipas saj, me rëndësi është që të identifikohen të gjitha viktimat që kanë pësuar gjatë këtyre luftërave, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, Bekim Balaj nga Fondi për të drejtën Humanitare Kosovë ka thënë se komuna me më së shumti të vrarë dhe të zhdukur është ajo e Gjakovës, e më pas janë Drenica dhe Malisheva.
“Nga janari i vitit 1998 deri në vitin 2000 janë vrarë dhe zhdukur 13.535 persona në Kosovë”, ka thënë ai.
Gjatë këtij prezantimi është shfaqur një film dokumentar me pamje të objekteve që janë dëmtuar gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.