Ja pse ju dhëmbin kockat

Keni dhimbje në gjithë trupin?

Lifestyle

12/01/2017 23:38

Ndryshe nga sa është besuar më parë, nuk mund të fajësoni motin për dhimbjet e shpinës apo të kyçeve kështu të paktën na sugjeron një studim i ri nga shkencëtarët australian.

Disa studime të fundit kanë treguar se simptomat e dhimbjeve nuk fillojnë të përkeqësohen më shumë gjatë motit të ftohtë ose ditëve me shi krahasuar me ditët e nxehta.

Prandaj, tendenca për të lidhur motin me dhimbjet e kyçeve bazohet vetëm tek nocione të paracaktuara nga njerëzit dhe jo nga fakte shkencore.