Ja pse është arrestuar Elvis Rroshi

Prokuroria e Përgjithshme ka lëshuar urdhër arresti ndaj kryetarit të bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi.

Lajme

13/06/2016 19:04

Arrestimi i tij është bërë pasi akuzohet nga Prokuroria se ka falsifikuar dokumentet, për formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit.

Ishte Prokuroria që me 1 Qershor nisi hetimet kryesisht për Elvis Rroshin, pasi dyshohej se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit për Dekriminalizimin.

Nëse provohen akuzat, sipas nenin 190 të Kodit Penal kjo vepër dënohet me burg nga 6 muaj deri në 4 vite burg.