Ja një truk që ju ndihmon të eleminoni yndyrën nga kuzhina juaj – Lajmi.net
Ja një truk që ju ndihmon të eleminoni yndyrën nga kuzhina juaj
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 15:35, 5 February 2018
Vetëm kujdes që të mos digjeni. E dimë që mishi është një ndër artikujt kryesorë kur është fjala për çdo racion, mirëpo, gatimi i tij shumë shpesh gjithë kuzhinën e mbush me yndyrë.

Nëse keni provuar që ta pastroni me leckë apo me peshqirë të lagur, e dini që është pothuajse mision i pamundshëm.

Fatmirësisht, ky truk do t’jua lehtësojë jetën dhe do ta bëjë kuzhinën tërësisht të pastër.

E gjitha që ju nevojitet është sfungjeri.

Ndiqni udhëzimet:

Vendoseni sfungjerin nën ujë derisa të laget. Kujdes që të mos jetë shumë i lagësht.

Vendoseni në mikrovalë dhe ngroheni 20 – 30 sekonda.

Kini kujdes që të mos digjeni kur ta nxirrni sfungjerin nga mikrovala.

Gjatë kohës derisa sfungjeri ngrohet në mikrovalë, spërkatni yndyrën me mjete pastrimi me bazë limoni.

Merrni sfungjerin e ngrohur dhe eliminoni yndyrën në çast.

Fjalët kyçe: Truk, yndyrë

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3