Ja kush është zjarrëfiksi që vrau të vëllain(Foto)

Personi që shihni në fotofrafi është 37-vjeçari Afrim Kallari, i cili gjatë pasdites së sotme vrau me armë gjahu vëllain e tij të vogël Ermir Kallarin, 35-vjeç, dhe plagosi lehtë të ëmën.

Lajme

02/06/2016 19:56

Ngjarja ndodhi gjatë pasdites në zonën e Valisit në Tiranë. Afrim Kallari është prej vitesh punonjës zjarrfikëseje në njësinë e Kombinatit.

Motiv i vrasjes raportohet të jetë një konflikt pronësie. Pas krimit, autori u dorëzuar në Komisariatin Nr.5 të kryeqytetit, raportojnë mediat tiranase.

Policia sekuestroi armën e krimit (çifte) dhe po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Mësohet se gjatë marrjes në [yetje nga policia, babai i dy vëllezërve tha se nuk ka patur dijeni për një përshkallëzim të konfliktit të pronësisë që dy vëllezërit kanë patur me njëri-tjetrin.

Vrasja mësohet se ka ndodhur në në vendin e punës së viktimës, Ermir Kallarit, i cili punonte si roje pranë një objekti të Universitetit Bujqësor të Tiranës, në fshatin Alias, në dalje të Kamzës.

1