Ja kush e bëri deputet Sabri Fejzullahun

Ai është legjenda e muzikës zbavitëse në vend. Është një dhe i vetmi që këndon me gjithë zemër, shkruan “Kosovarja”.

ShowBiz

22/05/2016 22:31

Sabri Fejzullahu është këngëtar, aktor, por është sprovuar edhe si politikan, pasi ishte deputet në Parlamentin e Parë të Kosovës.

“Unë isha lëndë e parë e demokracisë d.m.th që mua me bëri nder Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sepse me mori dhe me bëri deputet të parlamentit të parë, të pranuar ndërkombëtarisht në historinë e popullit shqiptarë të Kosovës. Ndjenjë më të madhe dhe diçka më të madhe dhe më sublime nuk ka për arsye se unë tani kam 10 nipa dhe mbesa dhe kur po i shohin fotografitë të vegjlit po thonë ‘gjyshi çka është kjo, pse je këtu, etj’, kurse unë po mundohem t’i shpjegojë që unë kam qenë deputet i parlamentit të parë. PDK më bëri nderin më të madh që me emërojë për deputet në një mandatë katër vjeçar”, thotë Fejzullahu