Ja çfarë përmban një kavanoz Nutella (Foto)

Prodhuesit e Nutella's kanë reaguar ashpër pas publikimit të një raporti që ka vlerësuar se një prej përbërësve të saj mund të jetë kancerogjen.

Lifestyle

16/01/2017 18:07

Kremi i famshëm prej çokollate mbështetet në vajin e palmës për butësinë e tij dhe për jetëgjatësinë e madhe në raftet e dyqaneve.

Sidoqoftë, një raport nga Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit e ka shpallur vajin e palmës më kancerogjen sesa çdo vaj tjetër, pas vlerësimeve të ngjashme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Express.

Por, çfarë përmban një kavanoz Nutella në fakt – përveç vajit të palmës? Në një foto të publikuar online, është treguar saktësisht se çfarë përmban një kavanoz Nutella.

Kjo është ajo: