Ja çfarë ka ndodhur me ty, nëse përdor shumë Facebook dhe rrjete të tjera sociale

Të përkushtuarit e rrjeteve sociale, mund të kenë një efekt anësor jo shumë të këndshëm, që është një rrafshim i moralit dhe aftësisë njohëse që nuk të lë të shpëtosh.

Lifestyle

09/04/2016 02:34

Një studim për përdorimin e Facebook-ut, Snapchat-it e të tjera si ato, thotë që rrjetet sociale kanë pasoja te njerëzit.

Deri tani, shumë kërkime kanë nxjerrë që të kalosh orë e orë në ditë në rrjetet sociale, dobëson të menduarit reflektiv dhe, siç shkruan e përditshmja britanike “The Independent”, “i bën më pak të rëndësishme objektivat morale” të ndjekësve.

Nicholas G. Carr ka shkruar një argument me vlera, kandidat për çmimin Pulitzer. Titulli është “The Shallows”, Të cekëtit, dhe dëshiron të diskutojë hipotezën sipas së cilës “ueb-i po ndryshon në bazë të asaj që mendojmë, lexojmë dhe kujtojmë.”

Shkaku është shpejtësia e komunikimit nëpërmjet internetit, ku mesazhet, teet-et dhe komentet nuk kërkojnë një kohë të gjatë tretjeje. Përkundrazi.

“Hipoteza e sheshtëzimit” parashikon që “aksesi i vazhdueshëm në internet, mjetet e gatshme për të komunikuar dhe rrjetet sociale që na mbajnë gjithmonë në kontakt, kanë sjellë një rënie dramatike të mendimit reflektiv.”

Hap pas hapi që përdorim komunikimin e shpejtë, mësohemi edhe me mendimin e shkurtër dhe të shpejtë, shkruan revista class. Kjo do të shkaktojë një ulje të refleksionit, që ndikon nga ana e tij, në rënien e rëndësisë së moralit dhe rritjes së rëndësisë së hedonizmit dhe imazhit.

Për të mbështetur këtë hipotezë, “The Independent” citon një studim të drejtuar nga universiteti i Wisconsin-it, ku të rinjtë më të angazhuar në rrjetet sociale, rezultonin më pak të prirur për mendimin reflektiv dhe mbi të gjitha, zgjidhnin më rrallë përgjigjen “dua të jetoj një jetë me parime etike” dhe “dua të jetoj me integritet të vërtetë”.

Rezultati është konfirmuar nga një studim i mëvonë, në të cilin kërkuesit kanë mundur të provojnë që kush i përdor rrjetet sociale me intensitet, rrezikon të humbasë aspektin moral të ngjarjeve në jetë, duke e drejtuar vëmendjen te mekanizmi i të qenit i pëlqyer.

Thënë ndryshe: shkëmbimi i vazhdueshëm i mesazheve na bën njerëz më pak të ndjeshëm ndaj së mirës kolektive dhe më të orientuar nga objektivat efimerik, që kanë të bëjnë thjesht me imazhin. /Telegrafi/