Ja çfarë do të thotë për shëndetin tuaj nëse nuk mund të qëndroni me një këmbë për 20 sekonda

Çfarë nëse dikush do të ju thoshte që të qëndroni me një këmbë për 20 sekonda (ose më shumë) mund të ndihmojë për të vlerësuar shëndetin e trurit tuaj? Nëse nuk mund të qëndroni, ju do të mendoni se nuk keni ekuilibër, por çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

Lifestyle

25/12/2014 18:16

Studiuesit nga Universiteti Kyoto në Japoni i pyetën rreth 1,400 njerëz (të moshës 67) që të qëndrojnë me një këmbë të ngritur dhe me sy hapur për 60 sekonda. Të gjithë e provuan këtë dy herë; koha më e mirë ishte përdorur për analiza. Më pas, duke përdorur MRI, hulumtuesit skanuan trurin e të gjithëve.

Ata gjetën se ata të cilët luftuan për të mbajtur balancën për 20 sekonda kishin sëmundje të vogla celebrale, edhe pse nuk u ishin ekspozuar asnjë simptome klasike. Sëmundjet e vogla (SVD) janë të lidhura me sulm në tru, demenci dhe me sëmundjen e Parkinsonit, transmeton Lajmi.net.

Në mesin e atyre të cilët nuk mundën që ta mbajnë balancën, 15% prej tyre kishin mikro-rrjedhje në tru dhe 16% tyre kishin një bllokim arterial të trurit.

Si mundet qëndrimi me një këmbë ta pasqyrojë shëndetin e trurit? “Balanca arrihet dhe mbahet nga 3 qarqe kryesore shqisore”, shpjegon Jose Biller, neurolog. “Vizioni, proprioceptioni (ndjenja e pozicionit të trupit tuaj) dhe sistemi vestibular (veshi i brendshëm, etj). Kështu që, nëse i keni kushtuar vëmendje anatomisë në shkollë, ju e dini se truri i kontrollon të gjitha këto qarqe. Pra, çdo humbje e koordinimit motorik, të tilla si paaftësia për të balancuar trupin nga çdo gjatësi e kohës, mund të sugjerojë se keni dëmtim të trurit, transmeton Lajmi.net.

Kështu që bëjeni këtë test të balancit për të parë se si do të dilni. Nëse nuk mund të qëndroni për 20 sekonda me një këmbë, atëherë, sipas Biller, ju mund të jeni në rrezik nga sëmundje të trurit dhe rrezik nga rënia e aftësive njohëse. Konsultohuni me mjekun tuaj më pas.