J. Cole goditet me iPhone gjatë performancës (Video)

Reperi J. Cole është goditur nga audienca me një telefon gjatë performancës në një klub.

ShowBiz

20/07/2015 16:25

Gjatë performancës në San Diego, reperit J. Cole befasisht i ka ardhë në fytyrë një telefon, gjë që e ka shokuar por jo për kohë të gjatë, transmeton Lajmi.net.

Ai ka ndalur së kënduari vetëm derisa është ulur të marrë telefonin që e ka vënë në xhep dhe përsëri ka vazhduar të këndojë, ndërsa i gjithë momenti është inçizuar nga një fans e më vonë është postuar në Youtube. (Lajmi.net)