“Izetbegoviq e shfaqi atë që ndjen për Kosovën” – Lajmi.net
“Izetbegoviq e shfaqi atë që ndjen për Kosovën”
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 14:39, 14 November 2017
Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq ka reaguar ndaj deklaratës së Bakir Izetbegoviqit i cili tha se Bosnja dhe Hercegovina duhet të njoh Kosovën dhe se ai shpreson që kjo do të ndodhë.

Selakoviq ka thënë se me këtë gjë, anëtari boshnjak i Bosnje-Hercegovinës ka treguar atë që dëshiron, ndjen dhe mendon, transmeton lajmi.net.

Selakoviq i ka thënë RTS-së, se ishte i bindur që reagimi i Serbisë do të ishte më serioz dhe se politika e përgjegjshme e vendit duhet ta merr më shumë parasysh këtë deklaratë.

Ai kujtoi se kjo nuk ishte hera e parë që Izetbegoviq ishte përzier në punët e “brendshme të Republikës së Serbisë”, “duke harruar se Serbia dhe marrëdhëniet e saj të brendshme nuk janë të rregulluara nga ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, siç është ajo e Dejtonit”.

Reagimin e liderit të Lëvizjes së Lirë Qytetare, Sasha Jankoviq dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës, Selakoviq i ka quajtur të turpshme, pasi këta të fundit thanë se reagimi i Vuçiqit ndaj Izetbegoviqit ka tendecë krijimin e një krize të rreme.

Përpos tij, në qeverinë e Serbisë kanë reaguar dhe ministrat Nenad Popoviq dhe Zorana Mihajloviq./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Vuçiq kërcënon hapur Bosnjën pas paralajmërimit të Izetbegoviqit për njohjen e Kosovës

Fjalët kyçe: Izetbegoviq, Kosova, Selakoviq

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion