Ivanov: BE dhe NATO dështuan për Maqedoninë

Presidenti George Ivanov në fjalimin e tij në konferencën për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Sarajevë, me ton të ashpër fajësoi BE-në dhe NATO-n për pengesat e integrimit të Maqedonisë në këto struktura.

Lajme

29/05/2016 16:22

Sipas tij, Maqedonia është shembulli i vetëm në botë se si këto struktura nuk duhet të trajtojnë një kandidat të tyre, shkruan AM, transmeton KosovaPress.

“Maqedonia është shembull i dështimit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. një shembull i asaj se si NATO apo BE nuk duhet të trajtojnë një shtet kandidat. Ne kemi koleksionuar 17 plane për anëtarësim, kjo është rekord Guiness në këtë fushë. Asnjë shtet tjetër, asnjë ushtri nuk janë testuar më shumë se Maqedonia”, ka thënë Ivanov.

Pas përfundimit të Samitit, në një deklaratë të përbashkët, presidentët e vendeve të rajonit u zotuan për dialog, mirëkuptim dhe besim.