Italia premton mbështetje për integrimet evropiane të Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë biseduar për agjendën Evropiane të Kosovës dhe mundësitë për të shtyrë përpara proceset kyçe.

Lajme

12/09/2017 15:23

Ministria e Integrimit Evropian përmes një komunikate për media ka njoftuar se me ambasadorin italian është diskutuar për proceset të cilat ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, zhvillimet në rajon dhe deri tek lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.

”Kosova është plotësisht e dedikuar në avancimin me agjendën evropiane dhe këtu ka një konsensus të plotë shoqëror”, ka thënë Hoxha.

Në anën tjetër, ambasadori Sardi e përgëzoi ministren Hoxha për emërimin në pozitën e re dhe shprehu bindjen e tij për një bashkëpunim të suksesshëm.

Ai po ashtu konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të Qeverisë Italiane për Kosovën dhe posaçërisht në procesin e integrimit evropian.