Itali, shqiptari kapet me kokainë në WC-në e klubit të natës

Një shqiptar 27-vjeçar me inicialet A.S u arrestua nga policia italiane i cili u kap me drogë, ndërsa rezultoi se ishte i papunë dhe pa leje qëndrimi në shtetin fqinj.

Bota

19/06/2016 14:21

I riu ishte nën monitorimin e policisë prej disa kohësh për shkak të lëvizjeve të dyshimta nëpër qytet dhe disa zona që ai frekuentonte shpesh. Ai u vu në pranga në flagrancë në tualetin e një klubi nate në zonën e Albës, në Itali.

Ai mbante në duar 4 doza kokainë dhe në portofol kishte 2 mijë euro në prerje të vogla.

Në makinën e tij u gjetën 250 gramë substanca narkotike në total, 10 doza të tjera kokaine, 140 gramë hashash, 21 doza marijuane në peshën 50 gramë, 30 gramë kokainë e pastër, si dhe mjetet e nevojshme për përgatitjen dhe paketimin e dozave të drogës.

I riu kishte edhe një ditar i cili u sekuestrua nga policia, në të cilin shqiptari shkruante të gjithë aktivitetin e tij ilegal, me të dhënat e personave që i shiste lëndën narkotike.