Itali: Rritet ndjeshëm numri i studentëve të huaj, shqiptarët në vendin e dytë

Rreth 814 000 nxënës dhe studentë të huaj ndoqën shkollat italiane gjatë vitit akademik 2014-15 duke përbërë 9,2 për qind të totalit të nxënësve dhe me një rritje prej 1,4 për qind krahasuar me vitin 2013, sipas raportit “Nxënësit pa nënshtetësi italiane”, mbështetur nga Ministria italiane e Arsimit dhe fondacioni ISMU.

Lajme

11/05/2016 18:08

“Rreth 55,3 për qind e tyre kanë lindur në Itali, një numër i katërfishuar mes viteve 2007-08 dhe 2014-15, nga 8 111 në 34 788”, sipas raportit.

”Ndërkohë, shumë minorenë të pashoqëruar po mbërrijnë në shkollat italiane për shkak të krizës së refugjatëve, pjesa më e madhe e të cilëve në Siçili, Kalabri dhe Pulia”, shton raporti.

”Grupi më i madh i nxënësve dhe studentëve janë nga Rumania (157 153), Shqipëria (108 331) dhe Maroku (101 584)”, thekson ai.