Isufi: Ne si AAK, si parti, nuk kemi të bëjmë me ngjarjet në Kumanovë

Përfshirja në konfliktin e armatosur në Kumanovë e disa prej anëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është konsideruar nga ky subjekt politik si qëndrim dhe çështje e vullnetit individual të tyre.

Lajme

13/05/2015 08:49

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se AAK-ja si subjekt nuk ka të bëjë me ngjarje të tilla.

Ai ka thënë se konsiderojnë që ngjarja që ka ndodhur në Kumanovë ka pasur një rezultat të viktimave, si pasojë e një arsenali të përdorur nga ana e Qeverisë.

Isufi ka thënë se kjo tregon gjendjen jostabile të Maqedonisë dhe ka shprehur keqardhje për viktimat e sulmit të Qeverisë maqedonase ndaj qytetarëve të pafajshëm.

“AAK-ja nuk ka të bëjë me ngjarjet në Maqedoni, Nëse individë të caktuar interesohen për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, kjo është çështje e vullnetit të tyre që përcaktohen për të mbrojtur të drejtat e bashkëkombësve të tyre. Pra nuk ka të bëjë me partinë”, ka thënën ndër të tjera Isufi për të përditshmen “Zëri”.