Ish ylli i madh i Barcelonës transferohet në Real Madrid (FOTO)

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas mund të transferohet në Real Madrid.

Sport

16/08/2016 08:21

Përfaqësuesit e mesfushorit të pakënaqur të Chelseas, Cesc Fabregas kanë kontaktuar me Real Madridin duke ia ofruar mundësinë e transferimit të tij.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka raportuar se ish ylli i Barcelonës dëshiron të largohet nga Stamford Bridge ku nuk konsiderohet si titullar nga menaxheri i ri, Antonio Conte, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, përfaqësuesit e tij kanë kontaktuar me Real Madridin duke u bërë me dijë se Fabregas është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu.

Fabregas nuk e ka problem të luajë për “Los Blancos” edhe pse është futbollist i dalë nga akademia e rivalit të madh, Barcelona.