Ish e dashura e Justin Bieber merr vëmendjen e pushuesve në Miami

Ish e dashura e Bieber, Yovanna Ventura është fotografuar me bikini të zeza në Miami.

ShowBiz

20/08/2018 12:40

Ylli i Instagramit ka shfaqur format perfekte trupore në plazh veshur në bikini, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Modelja 22 vjeçare po merrte rreze dielli, derisa në dorë po mbante një lëng kokosi me të cilin po freskohej në temperatura të larta.

Yovanna, e cila ishte rilidhur me Justin Bieber në vitin 2016 dukej e mahnitshme me flokë të kapura lartë.

Modelja dhe këngëtari ishin lidhur në vitin 2010, por u ndanë në 2012, ata kishin rifilluar romancën disa herë deri në vitin 2014 kur i dhanë fund përfundimisht. /Lajmi.net/